18 vite shtet, Kosova feston me marshim për drejtësi

Data

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera shqiptare u mblodhën në Prishtinë për të shënuar 18-vjetorin e Pavarësisë, duke e kthyer festën në një marshim me mesazhin “Drejtësi, jo politikë”.

Tubimi, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, u zhvillua në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Që në orët e paradites, sheshet e kryeqytetit u mbushën me flamuj kombëtarë, flamuj të Kosovës dhe të UÇK-së, ndërsa pjesëmarrësit brohorisnin “UÇK”, duke theksuar karakterin paqësor të marshimit.

Në mesin e të pranishmëve ishin presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, si dhe zyrtarë e përfaqësues politikë nga Kosova dhe Shqipëria. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u prit nga Nasim Haradinaj. Në tubim morën pjesë edhe deputetë nga Shqipëria dhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Marshimi nisi me fjalimin e Ismail Tashollit nga “Liria ka Emër”, i cili theksoi se UÇK-ja nuk është flamur partie, por themel i lirisë dhe pjesë e identitetit kolektiv. Sipas tij, kërkesa për drejtësi nuk është kundër askujt, por kundër barazimit të agresorit me viktimën.

Më pas foli e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, e cila mes emocionesh deklaroi se liria erdhi me sakrificë dhe kërkoi lirimin e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, së bashku me Thaçin.

Marshi u mbajt në një moment kur në Hagë po zhvilloheshin deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, me mbrojtjen që kundërshton akuzat dhe prokurorinë që ka kërkuar shpalljen e tyre fajtorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related