Një sulm me dronë rusë ka goditur një kompleks pallatesh në qytetin Okhtyrka të rajonit Sumy, duke lënë të paktën shtatë persona të plagosur, sipas guvernatorit lokal Oleh Khryhorov.
Rajoni verior i Sumy, që kufizohet drejtpërdrejt me Rusinë, është shndërruar në një prej zonave më të goditura që prej fillimit të pushtimit rus në vitin 2022, duke përjetuar bombardime pothuajse të përditshme ndërsa lufta hyn në vitin e saj të katërt.
Sipas njoftimit të guvernatorit në Telegram, të plagosurit u transportuan menjëherë në spital. Dy prej tyre u shtruan për trajtim, ndërsa pesë të tjerët morën ndihmën e parë dhe u larguan pa nevojë për hospitalizim.
Godina shumëkatëshe e banimit ka pësuar dëme të konsiderueshme. Disa banorë arritën të strehohen në bodrum menjëherë pas aktivizimit të sirenave të sulmit ajror, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë persona të tjerë të bllokuar në katet e sipërme.
Agjencia Reuters njofton se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur raportimet e autoriteteve ukrainase. Nga ana ruse, Moska nuk ka komentuar ende lidhur me goditjen.
Të dyja palët vazhdojnë të mohojnë se synojnë civilët, por gjatë më shumë se tre viteve luftë, numri i viktimave është rritur ndjeshëm, ku shumica dërrmuese janë civilë ukrainas.