Shqipëria dënon sulmin me raketë të Iranit ndaj Turqisë: Qëndrojmë në solidaritet me aleatin tonë në NATO

Data

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas sulmit të fundit me raketë balistike nga Irani drejt hapësirës ajrore të Turqisë.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ministria dënoi ashpër sulmin dhe theksoi se veprimet e Iranit po përshkallëzojnë më tej konfliktin në rajon.

Në deklaratë, diplomacia shqiptare përgëzoi gjithashtu NATO-n për reagimin e shpejtë dhe rrëzimin e raketës, duke theksuar rolin e Aleancës në mbrojtjen e sigurisë së vendeve anëtare.

“Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe aleat i çmuar në NATO,” thuhet në reagim.

Ministria theksoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës Euroatlantike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related