Berisha ankohet për censurë, por Autoriteti i Mediave Audiovizive zbulon dominimin e Partia Demokratike në ekran me 74.7% të kohës televizive, duke lënë pas edhe Edi Rama

Data

Akuzat e vazhdueshme për censurë nga ana e liderit të opozitës, Sali Berisha, duket se bien ndesh me të dhënat zyrtare të publikuara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Sipas monitorimit të muajit shkurt, Partia Demokratike rezulton forca politike që dominon hapësirën televizive në vend, duke zënë 74.70% të kohës totale. Në vend të dytë renditet Partia Socialiste me 23.85%, një diferencë e ndjeshme prej mbi 50 pikësh përqindje.

Ndërkohë, partitë e tjera kanë një prani minimale në ekranet kombëtare: Partia e Lirisë me 0.44%, Partia Republikane Shqiptare me 0.37% dhe subjekti “Mundësia” me 0.63%.

Në nivel individual, Sali Berisha rezulton politikani më i pranishëm në media, me 34.87% të kohës televizive, i ndjekur nga kryeministri Edi Rama me 26.58%.

Në listën e politikanëve më të ekspozuar mediatikisht përfshihen edhe figura të tjera si Arbjan Mazniku, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Pirro Vengu dhe Erion Braçe. Nga opozita, në 10-shen kryesore renditen edhe Luçiano Boçi dhe Gazment Bardhi.

Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj ka pasur një prani më të kufizuar mediatike, me vetëm 1.61% të kohës televizive.

Të dhënat e AMA-s tregojnë se hapësira mediatike në Shqipëri dominohet nga dy forcat kryesore politike, por me një avantazh të dukshëm për opozitën gjatë kësaj periudhe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related