Serbia ka marrë vendimin përfundimtar: Veljko Paunoviç është trajneri i ri i kombëtares dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2030. Federata serbe i ka besuar pankinën ish-trajnerit të ekipit U20, pavarësisht se ai ishte pjesë e stafit që dështoi të çonte Serbinë në Botërorin 2026.
Paunoviç zëvendëson Dragan Stojkoviç, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes historike kundër Shqipërisë. 48-vjeçari drejtoi Serbinë përkohësisht në dy ndeshje: humbjen ndaj Anglisë dhe fitoren ndaj Letonisë.
Shqipëria ishte surpriza e madhe e Grupit K, duke u renditur e dyta pas Anglisë, e cila i mbylli kualifikueset me fitore të gjitha ndeshjet.
Në Beograd shpresojnë se Paunoviç do të sjellë stabilitet dhe rezultatet që munguan nën drejtimin e Stojkoviçit.