Zelensky paralajmëron riorganizim të qeverisë ukrainase dhe ndryshime në kabinet

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar nisjen e një riorganizimi të qeverisë, duke paralajmëruar ndryshime në përbërjen e kabinetit dhe në drejtimin e disa agjencive të zbatimit të ligjit.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social X, Zelensky bëri të ditur se i ka propozuar kryeministres Yulia Svyrydenko të marrë një rol të ri strategjik, të lidhur me marrëdhëniet e Ukrainës me një partner kyç ndërkombëtar.

“Jam mirënjohës ndaj Yulia Svyrydenkos për punën e saj të qartë, të qëndrueshme dhe efektive si kryeministre, si edhe për vitet e saj të shërbimit produktiv në ekipin e Ukrainës. I kam ofruar mundësinë të udhëheqë një fushë të re dhe të rëndësishme të marrëdhënieve me një partner kyç,” shkroi Zelensky.

Presidenti ukrainas nuk bëri të ditur se kush pritet ta zëvendësojë Svyrydenkon në krye të qeverisë dhe nuk dha detaje të mëtejshme mbi rolin e saj të ri.

Sipas Zelenskyt, riorganizimi synon të përshpejtojë zbatimin e prioriteteve strategjike të Ukrainës, përfshirë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, forcimin e sigurisë në zonat kufitare dhe riorganizimin e përgjegjësive në politikën e jashtme.

“Pres që, së bashku me deputetët, të bëjmë ndryshimet përkatëse në Qeverinë e Ukrainës. Do të ketë gjithashtu ndryshime edhe në drejtimin e agjencive të zbatimit të ligjit,” deklaroi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related