“Kush ta hajë ta hajë…”/ Paloka sulmon Ramën: Mashtrime të qeta, ndërsa qytetarët s’kanë marrë dëmshpërblimet

Data

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, duke e akuzuar për mashtrime të vazhdueshme dhe propagandë, ndërkohë që qytetarët, sipas tij, nuk kanë përfituar as dëmshpërblimet e premtuara prej vitesh.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama “vazhdon i qetë me mashtrime”, duke shtuar me ironi: “Kush ta hajë ta hajë…”. Deputeti demokrat ngre pikëpyetje të forta mbi fondet publike dhe mënyrën se si ato përdoren, duke i vënë përballë luksit të kryeministrit me mungesën e përfitimeve për qytetarët.

Sipas Palokës, qytetarët nuk kanë marrë kurrë dëmshpërblimet për vitet e shkuara, ndërsa Rama vazhdon t’i mashtrojë me “plane” të reja dhe premtime të përsëritura. Ai ironizon shpenzimet luksoze të kryeministrit, duke pyetur se si është e mundur që Rama të udhëtojë me charter dhe të konsumojë verë me vlerë dhjetëra mijëra euro, në një kohë kur paratë, sipas tij, duhej të shkonin për qytetarët.

“Qytetarët nuk kanë marrë kurrë dëmshpërblimet për vitet e shkuara, ky vazhdon i gënjen me plane të reja. Po si do bredhë me charter e të pijë verë nga 36 mijë euro, nëse paratë do të shkonin te qytetarët?!”, shprehet Paloka.

Reagimi i tij vjen në një klimë të ndezur politike, ku opozita vijon të akuzojë qeverinë për mungesë transparence, keqmenaxhim të fondeve publike dhe mospërmbushje të premtimeve ndaj qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related