Janë zbardhur emrat e kandidatëve që kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës nga kryeministri Edi Rama.
Sipas informacioneve, disa drejtues dhe zyrtarë të policisë kanë paraqitur kandidaturën për të marrë drejtimin e institucionit.
Kandidatët që kanë aplikuar për këtë post janë: Lenc Panganika, Gentian Shehaj, Afrim Tafa, Idajet Faskaj, Pëllumb Seferi, Elidon Çela, Skënder Hitaj dhe Tonin Vocaj.
Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me fazat e tjera të vlerësimit të kandidatëve.
Në përfundim të këtij procesi do të vendoset edhe emri i drejtuesit të ri që do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.
