Braçe për çmimin e naftës: Tregu po funksionon si kartel, çmimet u ndryshuan me SMS

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, duke ngritur dyshime për mënyrën se si funksionon tregu i naftës në Shqipëri.

Gjatë një deklarate në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se ndryshimi i fundit i çmimit të naftës është bërë përmes një mesazhi të dërguar në telefon te përgjegjësit e pikave të karburantit.

Sipas tij, çmimi i naftës u ndryshua një ditë më parë rreth orës 16:00 përmes një SMS-je që u është dërguar të gjitha pikave të furnizimit.

Deputeti socialist theksoi se çmimet më të larta regjistrohen te pikat e markave të njohura, ku sipas tij çmimi varion nga 198 deri në 202 lekë për litër.

Braçe deklaroi se për rreth katër vite këto kompani kanë mbajtur një nivel të lartë të çmimeve, duke synuar që nafta të mos bjerë nën 200 lekë për litër.

Ai shtoi se po përpiqet të mbledhë mesazhet e dërguara për të provuar se ndryshimet e çmimeve mund të jenë të koordinuara nën ndikimin e Shoqatës së Hidrokarbureve, të cilën e akuzoi se funksionon si kartel për të garantuar rritjen e çmimeve.

Sipas Braçes, problemi kryesor nuk qëndron vetëm te tregu i pakicës, por edhe te mënyra se si funksionon tregu i shumicës.

Ai argumentoi se kompanitë nuk blejnë më karburant drejtpërdrejt në bursë, por përmes një ndërmjetësi, i cili e sjell naftën në vend dhe e depoziton në rezervat e kompanive, duke ndikuar në mënyrën se si përcaktohen çmimet në treg.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related