Moszbatimi i vendimit nga Kuvendi për mandatin e Olta Xhaçkës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: E paimagjinueshme Feb 5, 2024 | 10:28

Data

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është shprehur se “është e paimagjinueshme në një shtet ligjor” që Kuvendi të vendoset në pikëpyetje zbatimi i vendimit të GJK nga ana e Kuvendit për deputeten Olta Xhaçka.

zacaj

Zaçaj deklaroi se vendimet e GJK-së janë të formës së prerë dhe duhet të zbatohen, pasi nuk ka ekuivok ndaj tyre, duke shtuar se “kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen”.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme.

Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”, tha kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.

Kur kanë kaluar 13 muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka vijon të shtyhet në Kuvend.

Shefi i kabinetit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla i tha për BIRN në tetor 2023 se kjo çështje pritej të diskutohej në javët e para të nëntorit, por ende s’është futur në shqyrtim.

 

“Konferenca e Kryetarëve do të vendosë datën e shqyrtimit dhe brenda 2 javëshit të parë të nëntorit, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të marrë një vendim,” tha Kosta Barjaba nëpërmjet një bisede telefonike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related