Tragjedia në Itali/ Nesër përcillet për në banesën e fundit familja Kola në Gryksh të Madh

Data

Fshati Gryksh i Madh në Peqin është zhytur në dhimbje, ndërsa nesër në orën 13:00 do t’i jepet lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit.

Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola, 22 vjeç dhe Xhesika Kola, 15 vjeç, do të prehen në varrezat e fshatit të lindjes, aty ku nisën jetën përpara se të emigronin drejt Italisë.

Trupat e pajetë u kthyen në Shqipëri pas përfundimit të analizave toksikologjike në Itali. Transporti i tyre u bë i mundur falë solidaritetit të komunitetit shqiptar, i cili përmes donacioneve arriti të mbledhë 75 mijë euro për të mbuluar shpenzimet e kthimit dhe ceremonisë mortore.

Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se shkaku i ngjarjes ishte rrjedhja e monoksidit të karbonit nga një kaldajë e sapo instaluar në banesë. Prokuroria vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që tronditi mbarë opinionin publik.

Nesër, mes lotëve dhe dhimbjes, komuniteti i Grykshit të Madh do të bashkohet për t’i dhënë lamtumirën e fundit një familjeje që u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related