Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se kjo masë ka cenuar lirinë e shprehjes.
Sipas vendimit të Gjykatës, bllokimi i kësaj platforme përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, e cila është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.
Vendimi vjen pas debatit publik dhe politik që shoqëroi mbylljen e platformës TikTok, një nga rrjetet sociale më të përdorura nga qytetarët, veçanërisht nga të rinjtë.
