Von der Leyen shpreh solidaritet me Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese: Mendimet tona janë me viktimat

Data

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur solidaritetin e Bashkimit Evropian me popullin e Venezuelës pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin dhe shkaktuan dhjetëra viktima e qindra të plagosur.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Von der Leyen u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe mbështetjen të gjithë qytetarëve të prekur nga fatkeqësia natyrore.

“Shprehim solidaritetin tonë me të gjithë venezuelianët pas tërmeteve shkatërruese të natës së kaluar. Po mendoj veçanërisht për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi me ju”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian.

Autoritetet venezueliane shpallën gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare pasi dy tërmete të fuqishme goditën bregdetin verior të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe duke aktivizuar paralajmërime për cunami në disa zona të rajonit të Karaibeve.

Sipas bilancit paraprak të bërë publik nga presidentja në detyrë Delcy Rodríguez, të paktën 32 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 700 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve në zonat më të prekura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related