Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në dritaren e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, foli për skandalin në sistemin TIMS. Berisha tha se Bruno Veizaj ka ndërhyrë në sistem për të mos lexuar pasaportën e tij dhe personave të tjerë.
“Siç jeni në dijeni, sistemit E-Gates dhe TIMS kriminal janë sisteme të ndërtuara nga Bruno Veizaj gjatë kohës që ai punonte në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Pra, Bruno Veizaj kishte ndërhyrë në sistem që të lexonte pasaportën e secilit prej jush, por jo të Bruno Veizaj kur Bruno transportonte drogë, kur Bruno merrte misione krimi apo misione të zeza, ai nuk duhej të lexohej”, shprehet Berisha.

