Bashkia e Vlorës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Menaxhimit të Territorit (IMT) dhe Policinë, ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga bizneset.
Ndërhyrja ka nisur në segmentin pranë ish-Tregut të Orizit, ku prej vitesh ishin vendosur tenda dhe struktura të ndryshme që pengonin qarkullimin dhe krijonin kaos urban.
Sipas autoriteteve, aksioni synon rikthimin e rendit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe vizitorët, duke krijuar një ambient më të pastër dhe më të organizuar.
Bëhet me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, ndërsa institucionet paralajmërojnë masa të vazhdueshme ndaj çdo subjekti që zë hapësirat publike në mënyrë të paligjshme.
