Berisha: Duhet përmbysur sistemi aktual fiskal, taksat mbi naftën penalizojnë qytetarët

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, u ndal te situata ekonomike në vend, duke kërkuar përmbysjen e sistemit aktual fiskal, veçanërisht për taksimin e naftës.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se sistemi aktual është ndëshkues për qytetarët, pasi sipas tij rëndon më shumë shtresat në nevojë, fermerët dhe pensionistët, për shkak të ndikimit që ka në rritjen e çmimeve.

Ai deklaroi se taksat mbi karburantin ndikojnë drejtpërdrejt në koston e jetesës dhe për pasojë rrisin çmimet e produkteve bazë për të gjithë popullsinë.

Berisha u ndal edhe te zhvillimet ndërkombëtare, duke përshëndetur armëpushimin dyjavor në Lindjen e Mesme, por theksoi se pasojat e konfliktit, sidomos në tregun e energjisë dhe çmimin e naftës, do të ndihen edhe për një periudhë më të gjatë.

Sipas tij, kjo situatë e bën edhe më të domosdoshme ndryshimin e politikave fiskale në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related