Pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare dhe armëpushimit mes SHBA dhe Iranit, Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës në vend.
Sipas vendimit të marrë më 8 prill, çmimi i naftës është ulur me 4 lekë për litër, duke zbritur nga 224 lekë në 220 lekë/litër për shitjen me pakicë. Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 181 lekë/litër.
Për tregun me shumicë, nafta do të shitet jo më shumë se 208 lekë/litër, ndërsa benzina jo më shumë se 169 lekë/litër.
Vendimi ka hyrë në fuqi që nga ora 15:30 e datës 8 prill dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët që të zbatojnë vendimin, duke theksuar se shkeljet do të ndëshkohen deri në pezullim të aktivitetit.
