Regjimi komunist diktatorial i Enver Hoxhës sundoi duke përdorur përgjime masive, por vetëm tani disa shqiptarë po arrijnë të shohin dosjet e tyre që spiunuan ata te Sigurimi i Shtetit. Në të mirë të shoqërisë është e nevojshme që të veprohet duke i hapur plotësisht këto dosje, duke ndjekur modelin e Gjermanisë ku u hapën këto dosje. Shumë zyrtarë, të cilët sot mund të jenë në poste shumë me rëndësi në institucione të rëndësishme shtetërore, detyrohen të luajnë sipas valles politike, për shkak të të kaluarës së tyre. Firmosin dhe marrin vendime politike dhe jo në të mirë të shoqërisë. Gjatë regjimit Komunist, ishte mënyrë pune raportimi i çdo gjëje në parti, e për këtë, regjimi kishte shpërndarë një rrjet informatorësh sekretë në çdo cep të Shqipërisë. Ish-deputeti Myslim Murrizi, ka publikuar një listë, ku tregohet numri i agjentëve e spiunëve në çdo qytet të Shqipërisë, ndërsa akuzon politikën se është përfshirë në pazare pasi kur propozoi një ligj në Kuvend që të hapeshin totalisht dosjet e ish-sigurimit, vetë deputetët të cilët ai i quan spiunë e rrëzuan këtë nismë. “Kjo është një pjesë e vogël e numrit të spiunëve të ish-Sigurimit që ka pasur Shqipëria nga viti 1948 deri në vitin 1990. Në total, për gjithë periudhën 42-vjeçare, Shqipëria ka pasur rreth 156 mijë spiunë të sigurimit dhe rreth 32 mijë oficerë dhe punonjës të ish-Sigurimit. Në 34 vite pas “ndryshimit” të sistemit, politikanët nuk kanë guxuar kurrë të hapin dosjet. Kur ka pasur propozime konkrete për një ligj që të hapeshin totalisht dosjet e spiunëve, siç ishte propozimi im në vitin 2020, ai u rrëzua me votat e spiunëve në Parlament. Pse tremben politikanët shqiptarë nga dosjet? Pse kemi sot në majën e drejtësisë së “re” ish-fundërrina dhe qelbësira të regjimit fëlliqësirë komunist? Si ka mundësi që në 34 vite SPIUNËT kanë qenë kudo të shpërndarë si copa muti në çdo cep të shtetit e pushtetit?”, u shpreh Murrizi.
Shqipëria ka patur 156 mijë spiunë dhe rreth 32 mijë oficerë e punonjës të ish-Sigurimit…
Data
