Vjedhje dhe shpërdorim detyre në sektorin energjetik”/ Avokati i Bardhit akuza Ballukut: Fshihet dhe keqpërdor

Data

GJKKO rrëzoi sot kërkesën e SPAK për të shpallur fajtor Gazment Bardhin me akuzën e shpifjes, për deklaratat e tij në adresë të ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj se u zgjodh në detyrë nga bandat, duke pushuar çështjen.

Marash Logu, avokati i Bardhit tha pas seancës në GJKKO se: “Gjykata iu referua ligjit e provave e vendosi të deklarojë të pafajshëm Gazment Bardhi duke provuar që Gazment Bardhi nuk shpif e as nuk fyen por i referohet vetëm fakteve e dokumenteve zyrtare”. Ai u shpreh se “të gjitha paditë ndaj Gazment Bardhit do të kenë të njëjtin fat, përfshirë edhe ajo e KESH”.

“Belinda Balluku fshihet dhe keqpërdor vartësit e saj të OSHEE dhe KESH për të mos u përballur me akuzuat e vjedhjes dhe shpërdorimit të saj në sektorin energjisë elektrike”, akuzoi Logu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related