Takimi i Ramës me të rinjtë e FRPD, Salianji: Luan si qyqe dhe kërkon të prishë folenë tjetër

Data

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar nga burgu takimin e dy ditëve më parë të kryeministrit Rama me disa të rinj të Partisë Demokratike të Vlorës.

Me anë të një postimi në Facebook, ish deputet demokrat thotë se “socialistët ja kanë shpifur dhe darka më e mirë ishte me disa demokratë”.

Sipas Salianjit, Rama vuan nga sindroma e autokratëve të lindjes, që bën cdo gjë për të qëndruar në pushtet.

“Tërë ditën e ditës fyen demokratët, i cilëson qorra, bufa kenete, pisanjosë, që s’kanë lidhje me qytetërimin, ndërkohë që nëse grepi i tij kap dikë, papritur e nxjerr prenë në një dritë tjetër, dhe shpall gjithë respektin e adhurimin për të. Për atë që deri dje ishte llum”, shkruan Salianji.

Ervin Salianji shprehet se Rama nuk ka një bilanc apo program, por ka një strategji për të sulmuar, për të goditur, e për të dobësuar kundërshtarin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related