Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është kapur “mat” duke zhvilluar një takim “kokë më kokë” me prokurorin e SPAK-ut, Arben Krajën.
Në rrjet është duke qarkulluar një foto ku Benet Beci shfaqet duke drekuar në një restorant së bashku me Arben Krajën, prokurorin e SPAK-ut, i cili momentalisht është në konflikt interesi për shkak se kryebashkiaku i Shkodrës është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Jo pak herë Benet Beci ka hyrë në “godinën e qelqtë” për të dhënë “llogari” përballë prokurorëve pasi raportohet se ndodhet nën hetim për dy vepra penale “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Gjatë “vizitave” të tij në Prokurorinë e Posaçme, Benet Beci “kyçte gojën” dhe nuk jepte asnjë shpjegim interesit të gazetarëve, ndërsa më vonë u përfol dorëheqja e tij, por ishte vetë ai që mohoi gjithçka.
Gjithashtu vlen të përmendim që Benet Beci dhe Arben Kraja kanë njohje të hershme me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse takimi ka qenë në kuadrin e miqësisë apo po diskutohet mundësia si të “shpëtojë” nga akuzat që i janë ngritur kryebashkiakut të Shkodrës.
