Të gjitha ato përralla të Ministrisë së Arsimit bashkë me kryeministrin, jo kamera nga Arabia Saudite, jo do të bëjmë reformë, jo do të sigurojmë qetësi, jo do të vendosim nga dy oficerë. Ishin ca përralla elektorale për të qetësuar kur ndodhi ngjarja në tiranë. Problemi është se vetë kur ndodh në kryeqytete një ngjarje bëhet e madhe. Kjo vlen dhe për faktin se 70% e popullsisë jeto n në kryeqytet. Kur ndodh në fshatra ne nuk kemi atë qasjen dhe vëmendjen e duhur siç mund të jetë kjo histori në Mat.
Kemi vetëm premtime boshë të qeverisë për një qasje të re, për një kontroll më të madh ndaj institucioneve, ndërkohë që ne numërojmë ngjarje të tilla. Tjetër qasje ajo pse është agravuar rinia. Ne nuk kemi një sociolog që të na sjellë ndonjë strategji, apo të kishte një analizë se çfarë duhet të ndryshojmë në brezin e ri arsimor, çfarë duhet të bëjmë. Historitë me shtet na kanë dështuar të gjitha. Vetëm numërojmë raste. Ministria e Arsimit është e paaftë.”
