Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e opozitës që do të zhvillohet sot, në orën 17:00, përpara Kryeministrisë në Tiranë.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi këtë protestë si një moment vendimtar politik, duke theksuar se nga të gjitha qytetet e vendit po shënohet një “vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës”.
Sipas tij, protesta synon të shprehë pakënaqësinë qytetare ndaj qeverisë dhe të dërgojë një mesazh të fortë politik. Autoritetet kanë njoftuar se do të jenë të pranishme me masa të shtuara sigurie për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit.
