Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, dyshohet se kërcënoi punonjësit

Data

Është arrestuar ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, pas një incidenti të ndodhur në ambientet e institucionit.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se ka shkatërruar objekte të punës dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve, duke krijuar tension brenda ambienteve të AKU-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë ndërhyrë menjëherë, duke e arrestuar në flagrancë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related