Vendimi për Ballukun, Vokshi: Parlamenti u përdor si mburojë politike për qeverinë

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas votimit në Kuvend ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.

Në një reagim publik, Vokshi deklaroi se votimi i sotëm tregoi, sipas saj, mënyrën se si funksionon pushteti i kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar mazhorancën se përdori votat në parlament për të mbrojtur qeverinë nga drejtësia.

Sipas saj, përballë akuzave dhe kërkesës për llogaridhënie, qeveria zgjodhi të mbrojë Ballukun duke e kthyer parlamentin në një mburojë politike.

“Ky nuk është më një parlament që kontrollon qeverinë, por një teatër ku kartonët ngrihen për të mbrojtur pushtetin nga drejtësia”, u shpreh Vokshi.

Reagimi i saj vjen pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një zhvillim që ka sjellë reagime të forta politike nga opozita.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related