Vendimi për Ballukun, Vasili akuza të forta ndaj mazhorancës: Shqipëria përballë një “mamuthi të korrupsionit”

Data

Deputeti i opozitës Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas votimit në Kuvend ku mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili akuzoi qeverinë dhe shumicën parlamentare për mbrojtje politike të korrupsionit, duke e cilësuar situatën në vend si një “mamuth të korrupsionit” që, sipas tij, po mbrohet nga votat e deputetëve të mazhorancës.

Ai i bëri gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë më qartë për zhvillimet politike në Shqipëri dhe të mos qëndrojë në heshtje përballë asaj që e cilëson si abuzim me pushtetin.

Sipas Vasilit, votimi i sotëm në Kuvend tregon se politika po vendos interesat e saj mbi drejtësinë dhe mbi parimin e barazisë para ligjit.

Reagimi i tij vjen pas vendimit të Parlamentit për të mos autorizuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një votim që ka shkaktuar përplasje të forta politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related