Partia Socialiste ka çelur këtë të shtunë fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit në Sheshin Skënderbej.
Fushata u hap me ekipin e Partisë Socialiste të Dibrës, të cilët hynë në skenën e improvizuar në qendër të sheshit me valle popullore të veriut që drejtohej nga drejtuesi politik Blendi Klosi.
Më pas, shfaqjen e mori ekipi i Fierit me, drejtuesen politike Belinda Balluku, të cilët performuan me këngën e grupit Free MC, “Vish fustanin me toka”.
Pas Fierit ishte radha e ekipit të Kukësit, të cilët performuan me një valle tradicionale të zonës.
Më pas në skenë parakaloi ekipi i Durrësit me këngën “Sara perche ti amo”.
