Ekspertiza për vdekjen e 25-vjeçares nga Lezha: Shenja dhune në trup, policia shpall në kërkim ish-partnerin

Data

Janë zbardhur detaje nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi kishte konsumuar fostoksinë.

Sipas të dhënave nga ekspertiza, në trupin e të resë janë konstatuar shenja të dukshme dhune. Dyshohet se ato janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa familjarët e viktimës kanë pretenduar në kallëzimin e tyre se 25-vjeçarja ishte dhunuar nga ish-partneri.

Ndërkohë, ndryshe nga raportimet fillestare, ekspertiza mjeko-ligjore ka përjashtuar mundësinë që e reja të ketë qenë shtatzënë.

Para se të konsumonte fostoksinë, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër, ku sipas burimeve shprehte se nuk mund të përballonte më personat që e kishin lënduar dhe u kërkonte ndjesë prindërve të saj. Ndërkohë, policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related