Policia njofton për protestën e opozitës në Tiranë: Tubimi nis në orën 19:00, bllokohen rrugët kryesore dhe devijohet trafiku

Data

Protesta e opozitës që do të zhvillohet të premten para Kryeministrisë në Tiranë do të nisë në orën 19:00, ndërsa Policia e Tiranës ka bërë publike masat për mbarëvajtjen e tubimit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 15:00 do të nisë bllokimi i qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Po ashtu, do të ketë kufizime edhe në disa rrugë të tjera kryesore si “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Gjithashtu, parkimi i automjeteve nuk do të lejohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, deri në përfundim të protestës.

Policia ka paralajmëruar se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të tjera të përkohshme në akse të ndryshme rrugore, ndërsa është përgatitur edhe devijimi i trafikut përmes rrugëve alternative.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me automjete në zonat e prekura dhe të tregojnë kujdes, si dhe të distancohen nga çdo veprim i paligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike gjatë protestës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related