“Ulja e energjisë është përfitim për sarajet e Surrelit,jo për Shqiptarët”,Berisha reagon ashpër: Propaganda e Ramës

Data

Pas propagandës së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për ulje njëlekshe të çmimit të energjisë elektrike për abonentë familjarë, ka reaguar kreu i demokratëve i cili e ka quajtur hipokrizi dhe pabarazi ekstreme që po u bëhet shqiptarëve.

“Memoria e Edi Ramës është një mashtrim i plotë. Kjo lëvizje do të thoë, të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten aty ku janë. Sepse të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 MËh siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për vehten tënde. Ta ulësh në 85 lek nga 95 lek njëlloj si për atë që merr 100-milion lek në vit me atë që merr 3-4 milionë në vit është hipokrizi dhe pabarazi ekstreme. Partia Demokratike qëndron e palëkundur në uljen në përpjestim të plotë me rrogat për të gjithë qytetarët që marrin një rrogë mesatare e poshte. Ulja e padiskutueshme për bizneset në tërësi, biznesit të vogël në veçanti.”,- tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related