Gjykata Administrative ka vendosur të rrëzojë padinë e paraqitur nga Gentian Ndoj, duke lënë në fuqi emërimin e Joni Keta si drejtues i Byroja Kombëtare e Hetimit.
Çështja u dërgua në gjykatë pasi Ndoj, një nga kandidatët në garë, kundërshtoi procedurën e përzgjedhjes dhe shpalljen e fituesit, duke pretenduar se kishte marrë më shumë pikë në konkurs dhe duhej të ishte ai drejtori i institucionit.
Megjithatë, gjykata vlerësoi se procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje me ligjin, duke konfirmuar kështu vendimin për emërimin e Ketës në krye të BKH-së.
Vendimi i Gjykatës Administrative i jep fund kësaj çështjeje ligjore, duke forcuar pozicionin e drejtuesit aktual të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
