Elis Rroshkodol, 36-vjeç u ekzekutua mesditën e sotme në rrugën “Isuf Sokoli”, në zonën e njohur si Zdrale në Shkodër.
Viktima është qëlluar me 18 plumba në ambientet e brendshme të një lokali teksa po pinte kafe. Autori mësohet se ka vepruar i vetëm dhe ka qenë i maskuar duke mundur të largohej pa u identifikuar.
Elis Rroshkodol i druhej një atentati të mundshëm vdekjeprurës dhe lëvizte i armatosur. Në çantën e tij policia gjeti një armë zjarri pistoletë të mbushur dhe gati për qitje. 36-vjeçari po qëndronte i vetëm në ambientet e lokalit në lagjen Zdrale kur drejt tij u qëllua me pistoletë. Plumbat e kanë kapur në kokë dhe trup duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dinamika e atentatit
36-vjeçari ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër. Autori është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba. Dyshohet se është larguar me një automjet, ndërsa policia nuk ka mundur t’i vihet në ndjekje. Vrasësi ka humbur gjurmët me lehtësi.
E shkuara e viktimës
Elis Rroshkodol është një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese dhe rezulton person me precedent penal. Iakuzuar për “Vjedhje”, “Plagosje” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Ai ka goditur me thikë një person në Rumani në vitin 2023. I plagosuri rezultoi se ishte pronari i një lokali nate dhe i mbijetoi sulmit. Ndërsa në Belgjikë, Roshkodol akuzohet për vjedhje në vitin 2014.
Gjithashtu, 36-vjeçari ka qenë edhe autor i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër, ngjarje kjo e regjistruar në vitin 2013. Zanafilla e atentatit të sotëm që i mori jetën mendohet se ka lidhje me të shkuarën kriminale të viktimës.
