‘Ndizen dritat jeshile’ për Armando Brojën, rihapet merkatoja për shqiptarin e Çelsit

Data

Merkato e Armando Brojës tashmë është kthyer në një lajm që ndryshon në çdo moment.
Pas njoftimeve të ekspertëve të futbollit se sulmuesi kuq e zi do të qëndronte te Chelsea deri në janar, ku do ti nënshtrohej rehabilitimit për dëmtimin në tendinë, rrjedha ka ndryshuar sërish.

Ekipi I ipswiç duket se i është rikthyer etheve të negociatave për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit, i cili një javë më parë realizoi dhe testet mjekësore në të.
Palët nuk kanë dhënë detaje për shifrat apo kushtet që do të ofrojnë, por në marrëveshjen e pak ditëve më parë Broja do të jepej për huazim me një vit e më tej me të drejtën e shitjes së kartonit për 30 milionë euro nëse Ipsëiç do të qëndronte në kategori

Edhe Everton në atë kohë shprehu interes por pa një ofertë konkrete
Rinisjen e negociatave e ka konfirmuar menaxheri I ipsëiç. Kieran McKenna thotë se shpresojnë të arrijnë në një gjuhë që do të vlejë për të dy palët

Ky do të ishte huazimi i katërt i Brojës larg Chelseat pas periudhave të kaluara në Vitesse, Southampton dhe Fulham . Kontrata e tij me Chelsea është deri në vitin 2028

Problemet për brojën kanë nisur në dhjetor të vitit 2022 kur pësoi një dëmtim të ligamendit që e mbajti jashtë fushës së blertë deri në shtator të vitit të shkuar

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related