Deputetët rikthehen të hënën në Parlament, çfarë pritet nga sesioni i ‘nxehtë’ për politikën

Data

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë punimet në 2 shtator. Pushimet për deputetët mbaruan dhe do nisin një sesion të ri jo fortë të qetë, me angazhim maksimal nga palët politike.

Të hënën është parashikuar të mbahet konferenca e kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punës.

Kjo mbledhje do të drejtohet nga Kryetarja e re e Parlamentit, Elisa Spiropali e cila ka marrë zyrtarisht detyrën e re. Gjatë fundjavës opozita pritet të vendos për mbledhjen e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazmend Bardhi, ku deputetët do të marrin direktivat për sjellje e tyre gjatë sesionit të ri.

Ndërsa të hënën (1 shtator) pritet që Niko Peleshi të mbajë mbledhjen e parë me deputetët socialistë, si kryetari i grupit.

Sesioni i fundit parlamentar i kësaj legjislature, duke sikur i ka ulur gjakrat mes mazhorancës dhe opozitës, që kur kjo e fundit hoqi dorë nga pengimi i seancave plenare dhe ju rikthye marrëveshjeve, nga ku rezultoi edhe dakortësia për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ndërkohë që Shqipëria është futur tashmë, në një vit elektoral retorika dhe veprimet politike sidomos të opozitës duhet të shfaqeshin luftarake por për momentin është duke ndodhur e kundërta.

Nga mbledhja urgjente e Këshilli Legjislacionit, e zhvilluar me 27 gusht ku u diskutua mandati socialistes Olta Xhaçka u dëshmua se shumica socialiste dhe opozita janë të prirur të dakortësohen.

Këshilli Legjislacionit vendosi që saga e mandatit të Olta Xhaçkës të vijojë në seancën e 12 shtatorit në parlament

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related