“U kthye te Vila e Diktatorit”/ Këlliçi: Njerëzit e tij të infiltruar nxitën flakën mbrëmë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama te Vila 31, duke e cilësuar këtë si “kthim dy herë në vendin e krimit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi e lidhi vizitën me ngjarjet e mbrëmshme gjatë protestës, duke pretenduar se persona të infiltruar kanë nxitur situatën dhe flakët pranë godinës.

Sipas tij, disa individë brenda turmës kanë inskenuar situatën duke përhapur informacion se kryeministri ndodhej brenda vilës, çka, sipas deputetit demokrat, ndikoi në përshkallëzimin e tensioneve.

Këlliçi akuzon kryeministrin për manipulim dhe për përdorimin e, siç i quan ai, “metoda tinzare” për të dëmtuar kauzën e protestuesve. Ai shton se Partia Demokratike po punon për të identifikuar personat që, sipas tij, kanë nxitur zjarrin gjatë protestës.

Në reagimin e tij, deputeti thekson se protestuesit po veprojnë kundër korrupsionit dhe se, sipas tij, përgjegjësia për situatën aktuale politike bie mbi qeverinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related