IDF: “Khamenei u vra me goditje të saktë”, ishte “koka e oktapodit iranian”

Data

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar zyrtarisht se Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra në një sulm ajror të kryer në Teheran.

Sipas deklaratës së ushtrisë izraelite, operacioni ishte “i saktë dhe në shkallë të gjerë”, i realizuar nga Forcat Ajrore Izraelite mbi bazën e inteligjencës së detajuar, ndërsa Khamenei ndodhej në kompleksin e tij qendror të udhëheqjes, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë.

IDF theksoi se Khamenei, i cili kishte udhëhequr Iranin që nga viti 1989, ishte “drejtpërdrejt përgjegjës për shtypjen e dhunshme të qytetarëve iranianë” dhe për planifikimin e sulmeve kundër Izraelit.

Në deklaratë ai u cilësua si “koka e oktapodit iranian”, duke iu referuar rrjetit të aleatëve dhe grupeve të armatosura në rajon, përfshirë Hezbollah-un.

Ushtria izraelite shtoi se eliminimi i tij është pjesë e një serie operacionesh kundër figurave të larta që, sipas saj, përbënin “boshtin terrorist iranian”, duke e konsideruar këtë veprim si mbyllje të një periudhe dekadash tensioni.

Zhvillimet kanë rritur ndjeshëm tensionet në rajon, ndërsa reagimet ndërkombëtare vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related