“Bashkim, qëndresë pa ndalim”/ Lapaj: Rrugët miliona euro po shemben para syve tanë

Data

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbajtur fjalën e tij gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke hedhur akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Në fjalimin e tij, Lapaj u ndal te gjendja e infrastrukturës në vend, duke deklaruar se “rrugët miliona euro po shemben para syve tanë”. Ai ironizoi punën e ish-ministres së Infrastrukturës, duke pyetur: “Rrugët e Ballukut janë shembur, cilat janë punët e saj fantastike?”.

Lapaj bëri thirrje për bashkim qytetar dhe reagim kundër asaj që e cilësoi si vjedhje sistematike të pasurisë publike. “Të gjithë bashkë për të kërkuar Shqipëri më të mirë. Besoj te fuqia e individit, sepse individët kanë ndryshuar kombin”, u shpreh ai.

Sipas tij, tubimi kishte në qendër kërkesën për drejtësi dhe përgjegjësi politike. “Jemi këtu për drejtësinë. Bashkim, qëndresë pa ndalim”, deklaroi Lapaj, duke nxitur qytetarët të bashkëpunojnë kundër atyre që, sipas tij, dëmtojnë interesin publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related