Berisha nga rrjetet sociale sulmon mazhorancën: Do votoni kokëulur që Balluku të shkojë në burg

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar gjatë zhvillimit të seancës plenare në Kuvend, duke akuzuar mazhorancën se po përpiqet të mbrojë ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.

Ndërkohë që deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren dhe kërkonin që Berishës t’i jepej fjala në sallë, ai zgjodhi të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët përmes një transmetimi “live” në rrjetet sociale.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se sipas tij deputetët e mazhorancës do të detyrohen të votojnë që Balluku të përballet me drejtësinë.

“Do votoni kokëulur që ajo të shkojë në burg. Nuk ka forcë në botë që ta ndalojë këtë. Do e shihni”, deklaroi Berisha gjatë transmetimit.

Ai shtoi se shqiptarët, sipas tij, nuk do të pranojnë më një qeverisje që e cilësoi si autoritare, duke sulmuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.

Deklaratat e Berishës vijnë në një moment tensionesh të forta në Kuvend, ku seanca plenare është shoqëruar me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës për çështje që lidhen me zhvillimet politike dhe vendimmarrjet e fundit parlamentare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related