U arratis nga Spitali i Durrësit, momenti kur Altin Ndoci ia fut vrapit drejt ‘Audit’ luksoz

Data

Janë publikuar pamjet e momentit të arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit. Në foto, Ndoci shihet duke vrapuar për t’u larguar nga ambientet e spitalit, i veshur tërësisht me rroba të zeza.

Ai ishte shoqëruar gjatë ditës së sotme për kryerjen e vizitave mjekësore nga 5 efektivë të Policisë së Burgjeve, ku vetëm dy prej tyre e shoqëruan brenda ambienteve të infektivit. Sipas informacioneve, Ndoci ka kërkuar të shkonte në tualet dhe në atë moment ka goditur me grusht një prej efektivëve, duke përfituar për t’u larguar.

Arratisja ka ndodhur nga kati i tretë i infektivit, përmes shkallëve të brendshme. Një nga efektivët që e ka ndjekur ka qëlluar në ajër për ta frikësuar, por pa rezultat. Ndoci ka arritur të largohet dhe dyshohet se jashtë spitalit e priste një automjet luksoz tip Audi A7, me të cilin është larguar nga zona.

Kujtohet se Altin Ndoci mbahej i izoluar në burgun e Durrësit që prej vitit 2020, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ndërkohë, strukturat policore kanë nisur kërkimet intensive për kapjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të arratisjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related