Makina përfshihet nga flakët në qendër të Fierit, shpëton mrekullisht shoferi

Data

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, vetëm pak metra larg sheshit qendror të qytetit të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka qenë në lëvizje kur papritur ka marrë flakë, duke shkaktuar panik në zonë. Drejtuesi i automjetit ka reaguar në kohë dhe ka arritur të dalë menjëherë nga makina, duke shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe kanë shmangur përhapjen e flakëve drejt mjeteve apo objekteve përreth.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në automjet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related