“Turp i madh”, Shehi kundër protestave para SPAK-ut: Kryeministri u kujtua për drejtësinë kur i preku njerëzit e tij

Data

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në një studio televizive, e konsideroi “turp të madh” faktin që partitë politike kanë nxjerrë mbështetësit e tyre për të protestuar para SPAK-ut.

“Turp i madh. Të nxjerrësh tufën e besnikëve e të godasësh një nga elementët e shtetit. Drejtësia është pushtet më vete dhe këto zotërinjtë nuk kanë pushtet mbi atë. Është krijuar për t’i kontrolluar këta. Këta e duan shtetin si vegël që ta përdorin vetë. Këta janë njerëz që kanë paratë, kanë mediat, kanë lidhje ndërkombëtare, kanë avokatët më të mirë… Çfarë frike e kanë drejtësinë këta? Frikë e ka ai hallexhiu që është plagosur me komshiun. E vetmja drejtësi që funksionon pak, të dy palët i janë turrur”, tha Shehi.

Kur u pyet nëse ka diçka që nuk shkon te drejtësia në Shqipëri, Shehi u përgjigj: “Ka shumë gjëra që nuk shkojnë. Në Gjykatën e Lartë ka mbi 35 mijë dosje pronarësh që presin të marrin mallin e vet. Në gjykatat e apelit ka mijëra dosje dhe për të marrë një rrogë mund të presësh 10 vjet. Kjo nuk është më drejtësi pastaj. A keni parë të bëjnë ndonjë demonstratë për këto? Kryeministri u kujtua kur e ngacmuan te kryetari i Bashkisë. Tani që e kuptuan që këta te merrkan, janë trembur dhe kanë nisur t’i bien. Janë ortakë të dy palët. Demonstrata njësoj bëjnë, vetëm njerëzit ndryshojnë”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related