CEZ-DIA, “llogari” në Kushtetuese/ Zbardhet kërkesa ish-administratorit Kastriot Ismailaj

Data

Çështja e CEZ- DIA mbetet e në zhvillim e sipër jo vetëm nga SPAK. Si një nga episodet që dërgoi në qeli, nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Ilir Metën, llogaritë e CEZ- DIA janë hapur edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo gjykatë ka vendosur të kalojë në seancë plenare dhe të shqyrtojë në bazë dokumentesh një kërkesë të Kastriot Ismailaj, që kërkon shfuqizimin e të gjitha vendimeve që e deklaruan fajtor dhe e dënuan me 11 vite burgim.

Ismailaj, ish-administratori i DIA, një kompani që duhet të mblidhte borxhet e CEZ, kërkon shpalljen si jo-kushtetues të këtyre vendime edhe për pjesën konfiskimit të 3.2 milionë dollarëve dhe gati 450 mijë eurove, të konsideruara si të ardhura nga pastrimi i parave në aferën më të madhe të mashtrimit në vend.
Administratori u dënua nga drejtësia me akuzën më të rëndë, atë të mashtrimit me pasoja të rënda.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related