Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja! Akuzohet se dh*noi pjesëtarët e një familje, ngjarja u mbajt e fshehtë

Data

Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka dhu*uar pjesëtarët e një familje.

Dyshohet se vëllai i ish-deputetit të PS-së ka dhunuar më 24 Tetor, Kujtim Cacën dhe familjes së tij, për shkak të konflikteve për pronën

Ngjarja u raportua dy ditë më vone dhe është mbajtur e fshehtë nga policia. Në kërkim është shpallur dhe djali i Flamur Rrajës, Arjel Rraja.

Kujtojmë që 23-vjeçari është arrestuar policia më 27 tetor për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ariel Rrajës iu gjet gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte një sasi kokaine dhe shuma parash.

“U arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njoftoi policia në atë kohë.

Dhuna ndaj kushërinjve të fisit Maja

Fisi Rraja dhunoi barbarisht me shkopinj bejsbolli kushërinjtë Maja dhei kërcënuan me pistoletë, pasi denoncuan dëmet që po u shkaktoheshin në shtëpitë e tyre në Borizanë, nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related