Trump vs Harris/ 17 ditë para zgjedhjeve, sondazhet tregojnë një garë të ashpër

Data

Ndërsa gara presidenciale 2024 hyn në fazën e saj përfundimtare, sondazhet e fundit tregojnë vrullin e ish-presidentit Donald Trump në garën e tij kundër zv.Presidentes Kamala Harris. Trump ka mbajtur shifra të forta sondazhesh për dy javë rresht, duke përfituar nga tendencat e favorshme

Me afrimin e shpejtë të ditës së zgjedhjeve (5 nëntor), të dyja fushatat po punojnë për të fituar mbi votuesit e mbetur të pavendosur në shtetet kyçe të fushëbetejës, ku të dhënat e sondazheve tregojnë një garë jashtëzakonisht të ngushtë.

Këtë javë, fushatat përdorën strategji të ndryshme për të ndikuar këta votues. Ekipi i Harris rriti prezencën mediatike, duke investuar shumë në reklamat dixhitale dhe televizive, ndërsa thirrja i drejtohej votuesve me ngjyrë.

Zëvendëspresidentja e përfundoi fushatën e javës në Michigan, duke bërë ndalesa në Grand Rapids përpara se të organizonte ngjarje në Lansing dhe Oakland County, pranë Detroitit.

Ndërkohë, Trump pati një shpërthim mediatik, duke marrë pjesë në intervista me media miqësore, duke shmangur ato më pak të favorshme. Këtë javë, ai e përqëndroi vëmendjen te hispanikët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related