Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s miratoi vendimet për Qendrat e Trashëgimisë Botërore shqiptare, Butrintin, Beratin dhe Gjirokastrën dhe shtyu për vitin që vjen vendimin për zonën ndërkufitare shqiptare dhe maqedonase të liqenit të Ohrit. Në vendimin për Butrintin UNESCO u kërkon autoriteteve shqiptare të dorëzojnë një hartë të kufijve të pronës së Butrintit, të cilët janë ndryshuar dy vjet më parë nga qeveria, pa dijeninë dhe pa miratimin e UNESCO-s. Në vendim UNESCO thotë se shpreh keqardhje që qartësimi i kufijve të pronës dhe zonës së saj tampon është ende në pritje dhe i kërkon Shqipërisë që të paraqesë, si çështje prioritare, një hartë të qartë dhe të saktë që tregon kufirin e pronës së Trashëgimisë Botërore dhe kufirin e zonës tampon e cila do të merret në shqyrtim nga Qendra e Trashëgimisë Botërore, shprehet Voa.
UNESCO kritika autoriteteve për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin
Data
