Barazimi në derbi “mërzit” Shkëmbin: Flakëm një pjesë loje, nuk po luajmë mirë

Data

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi analizoi barazimin 0-0 në derbi ndaj Dinamos. Tekniku korçar u shfaq i pakënaqur me pikën e marrë në Vlorë ndërsa kritikoi edhe lojën e skuadrës gjatë pjesës së parë.

“Patëm momente tona të mira, sidomos në pjesën e dytë. Pjesa e parë nuk është se na kënaqi shumë, e menduam ndryshe pjesën e parë, por disa lojtarë hynë me vonesë në lojë. Në pjesën e dytë reaguam, patëm momente të mira me traversat e momentin e golit, por në futboll duhet të shënosh dhe të mos thuash vetëm fati.

Ndryshuam në pjesën e dytë dhe u duk me futjen e Metës në mesfushë, duke hequr sulmuesin e dytë. Na dha efekt, nuk e nisëm kështu për arsye se Meta ka ardhur vonë nga Shpresat dhe kemi punuar me këtë sistem.

Nuk eci aq mirë sa duhej dhe në pjesën e dytë ndryshuam. Por unë vazhdoj të them se nuk është vetëm ndryshimi taktik, në pjesën e parë patëm mosbesim që nuk më pëlqeu te disa lojtarë, disa ishin ndryshe. Disa kishin mosbesim me topin në këmbë, kishim mundësi qarkullimi si në pjesën e dytë. Kur e flak një pjesë loje, është e vështirë të thuash që kemi bërë mirë apo shumë mirë.

Nga kjo pjesë e mirë duhet të rinisemi, por të gjithë ne e dimë shumë mirë që me fjalë në futboll mund të thuash shumë gjëra. Por ndryshon ndeshja nga ndeshja e java. Shpresoj shumë që të ndodhë kështu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related