Parakalim i gabuar në Lushnje–Fier, makina përplaset dhe përfundon mes barrierave ndarëse

Data

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në autostradën Lushnje–Fier, ku dy automjete janë përplasur gjatë një manovre të rrezikshme parakalimi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”, teksa të dy mjetet po lëviznin në drejtim të qytetit të Fierit. Sipas informacioneve paraprake, automjetet janë “fërkuar” gjatë tentativës për parakalim, çka ka bërë që një fuoristradë tip Volvo të humbasë kontrollin.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ka dalë nga karrexhata dhe ka përfunduar mes barrierave ndarëse të dy kaheve të lëvizjes, duke u ndalur vetëm falë strukturës metalike mbrojtëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, si edhe dy ambulanca për të ofruar ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, personat e përfshirë në aksident nuk kanë pësuar lëndime serioze.

Policia po kryen veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related