Trump: “Khamenei ka vdekur, një shans i madh për popullin iranian”

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka vdekur, duke e cilësuar atë si “një nga njerëzit më të këqij në histori”.

Në një postim në platformën “Truth”, Trump u shpreh se kjo përbën drejtësi jo vetëm për popullin iranian, por edhe për amerikanët dhe qytetarët e vendeve të tjera që, sipas tij, kanë vuajtur nga veprimet e regjimit iranian.

Ai theksoi se Khamenei nuk mundi t’i shmangej inteligjencës amerikane dhe sistemeve të sofistikuara të gjurmimit, duke përmendur bashkëpunimin e ngushtë me Izraelin. Më herët, edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte deklaruar se lideri iranian ishte vrarë.

Trump e konsideroi këtë moment si një “shans të madh” për popullin iranian që të rimarrë kontrollin e vendit, duke shprehur shpresën për një zhvillim të ri politik në Iran.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related