“Kontroll i plotë i qytetit rus Sudzha”- Zelensky: Kemi ngritur edhe administratë ushtarake

Data

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se trupat ukrainase po vazhdojnë të avancojnë edhe më thellë në rajonin e Kurskut të Rusisë, si pjesë e inkursionit të nisur nëntë ditë më parë, raportoi BBC-ja

Sipas tij, forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit rus Sudzha, si dhe është ngritur një administratë ushtarake atje.

“Një avancim i ri është bërë dhe edhe më shumë ushtarë rusë janë kapur”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu iu referua shifrës së dhënë më parë nga Komandanti i Përgjithshëm, Oleksandr Syrsky, dhe tha se më shumë se 80 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë tani janë nën kontrollin e Ukrainës.

“Falënderoj secilin prej luftëtarëve tanë që po e mundësojnë këtë. Bravo”, është shprehur ai teksa ka folur për ngritjen e administratës ushtarake.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related