“Urdhëroi dërgimin e Veliajt në paraburgimin e Durrësit për t’i…”/ Berisha: Nëse i ndodh gjë, do të përgjigjet Rama

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar dërgimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, sipas tij, për t’i mbyllur gojën.

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha i kërkoi Ramës “të kthehet urgjent në Parlament dhe të ndërpresë çdo lloj presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj”. Kreu i PD-së deklaroi se nëse Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, apo prokurorëve e gjykatësve, u ndodh diçka, do të përgjigjet Kryeministri Rama

Sali Berisha: Edi Rama të kthehet urgjent në Parlament dhe të ndërpresë çdo llpj presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj, të cilin urdhëroi që ta dërgojnë në Durrës që ta trajtojë Xhevdet Troplini, u dërgua atje për të kërcënuar në mënyrë që po mbylli gojën do pësojë këtë dhe atë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related